Një shqiptar është qëlluar për vdekje në një restorant në Spanjë.
Ngjarja ka ndodhur në restorantin “The Orange Tree” në Albir në Costa Blanca pak para mesnatës së të premtes.
Një person i armatosur dhe i maskuar ka hyrë në ambientet e lokalit dhe hapi zjarr, siç raportohet nga shtypi spanjoll.
Dëshmitarët në vendngjarje u thanë zyrtarëve se vrasësi u afruan në tavolinën ku viktima po darkonte me partneren e tij dhe e qëlloi disa herë me pistoletë para se të arratisej nga vendi i ngjarjes.
Ende nuk dihet identiteti i shqiptarit të ekzekutuar ndersa policia ka nisur hetimet ne lidhje me ngjarjen.
Loading...