Gjobitet presidenti, fotoja në plazh i kushton shumë

Presidentit kilian Sebastian Pinera ka marrë një gjobë prej 2.800 eurove, pasi pozoi para aparatit pa maskë.

Bëhet fjalë për një foto që ai ka bërë me një kalimtare rasti në një plazh.
Pinera ka kërkuar falje për këtë veprim, ndërsa iu hapi rrugë organeve kompetente që të ndërmarrin veprimet konform ligjit.

Në foton që u përhap gjerësisht në rrjetet sociale, shihet se presidenti dhe kalimtarja qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dhe pa maska.

Kujtojmë se në Kili mbajtja e maskës është e detyrueshme në ambientet publike.

Loading...