Ka nisur këtë pasdite protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Dhjetëra protestues kanë dalë në protestë përpara godinës së Ministrisë së Brendshme, mes tyre edhe aktorët Neritan Liçaj dhe Robert Budina. Ajo që vihet re është një pjesëmarrje e ulët.

Regjisori Robert Budina në një lidhje live ka deklaruar se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dalë protestë me 3 kërkesa shumë të qarta, teksa shtoi se shokët e tyre janë dhunuar fizikisht nga policia. Ai ka shtuar se nuk do të heqin dorë nga protestat deri sa të fitojnë të drejtat e tyre.
“Ne kemi dalë për aktin e dhunshëm që bëri policia e shtetit pa motive dhe ne gjykojmë që kjo është një dhunë psikologjike e fizike e policisë për të na inditimiduar, e para për të treguar forcën pas djalit dhe për të bërë ç’është e mundur që ne të tërhiqemi nga kjo luftë tre vjeçare paqësore. Pa asnjë motiv i vunë prangat 4 anëtarëve. Kanë quajtur me shkelm në fytyrë, me shpullë një arkitektin, ky është një veprim që dënohet nga ligji është dhe përdhunues, dhe i kanë marrë celularin në rrugë, dhe shkarkimi i drejtorit të Policisë që t’u kthehet qytetarëve, do kemi protesta të tjera, në këto i kemi zgjatur në kohë për të formuar një mendim, nëse duam të provokojmë apo të përleshemi me paqësore, mjetet tona paqësore nuk e kanë dhënë rezultatin, ne do të protestojmë deri në pikën e fundit, deri sa të fitojmë të drejtat tona”, tha Budina .