Studentët po zhvillojnë sot protestën më masive, duke paralajmëruar se nëse nuk gjejnë zgjidhje kërkesat e tyre, do të futen në grevë urie. Sot, studentët kanë publikuar një listë të dytë të pedagogëve, që sipas tyre, janë të korruptuar dhe duhen shkarkuar menjëherë.
Pak ditë më parë, studentët publikuan një tjetër listë me emrat e pedagogëve të korruptuar, duke thënë se marrin deri në 500 euro për një provim. Por, nga ana tjetër, avokati Spartak Ngjela zbuloi bisedën me një profesor, i cili i kishte thënë se në fakt pedagogët marrin deri në 1 mijë euro për provim, duke zhvatur studentët.
Loading...