Pedagogu dhe profesioni i njohur Adem Mezini është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin e hidhur e ka dhënë profesorja e fakultetit të Historisë, Eva Hyskaj me anë të një postimi në Facebook.
Mezini për vite me radhë ka dhënë mësim në Fakultetin e Histori-Filologjik për studentët e Historisë dhe Gazetarisë.
Ai ishte një njohës shumë i mirë i historisë së Bashkimit Sovjetik dhe më pas Rusisë, për të cilët ka shkruar dhe shumë libra e artikuj.
Prej vitesh kishte dalë në pension, por nuk e kishte shkëputur kontaktin me ish studentët dhe pedagogët e fakultetit.
Loading...