Mbi 15 mijë punëmarrës përfitojnë nga ulja e normës së tatimit mbi pagat e nivelit të mesëm dhe 20 mijë biznese ose mbi 50 mijë investitorë të kapitalit, nga ulja e normës së tatimit mbi dividentin.
Sipas ministrisë së Financave janë 11 mijë biznese që përfitojnë nga ulja e normës së tatimit mbi fitimin me 2/3 dhe mbi 50 Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB) nga incentivimi i fermerëve të inkorporuar.
Politikat fiskale 2019, ndër të tjera ulin edhe taksa të ndryshme si ajo e ambalazheve ku përfitojnë ulje kostoje dhjetra operatorë të fushës apo nga përjashtimet e parashikuara në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, lehtësohet veprimtaria e qindra operatorëve ekonomikë në industrinë e fasonit, atë farmaceutike, makinerive bujqësore. /atsh