Arti Veliu thyen heshtjen pas vrasjes së Klodian Rashës: Përballuam me sukses sfidat

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka folur për herë të parë në publik pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë, ngjarje që pasoi me protesta dhe kërkesën për dorëheqjen e tij.

Në aktivitetin e prezantimit të anketimit të qeverisë suedeze mbi perceptimin e publikut për Policinë e Shtetit Ardi Veliu u shpreh se institucioni që drejton është përballuar me sfida që i ka përballuar me sukses.
“Policia e shtetit i ka kushtuar rëndësi policimit në komunitet. Zyrat e pritjes së qytetarëve janë rikonstruktuar nga e para ose janë ribërë. Në mënyrë të vazhdueshme janë nxjerrë shqetësimet e publikut për kriminalitetin dhe është punuar shumë.

Të gjitha këto kanë sjellë, që 80% e të anketuarve janë shprehur se ndihen të sigurt në zonat ku banojnë. Krahasuar me 2013 vrasjet me dashje kanë ardhur në rënie të vazhdueshme, gjithashtu vjedhjet me pasojë vdekjen kanë rënë, po ashtu vjedhjet me armë, vjedhjet e banesave po ashtu kanë rënë. Është rritur edhe fuqia zbuluese.

Veprat penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit po ashtu kanë rënë. Vitet 2018-19-20 kanë qenë me sfida si me protestat, manifestimet, pandeminë dhe sezonin turistik.

Policia e shtetit ia doli duke u përballuar me sukses me këto sfida. Vlerësimi i qytetarëve për sjelljen e policisë ka ardhur në vlerësim të vazhdueshëm. Rezultatet janë më pozitive se në 2018 për shpjegimin e vendimeve që policia merr” tha ai.

Loading...