Lagjja e re në Laç/ Rama: Simbol i duarve të shtrënguara të miqësisë dhe solidaritetit me Turqinë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në prezantimin e lagjes së re në Laç në bashkëpunim me Turqinë, tha se kjo është një lagje simbol e duarve të shtrënguara të miqësisë dhe solidaritetit.

“Jemi këtu për të dëshmuar solidaritetin që Republika e Turqisë dhe Erogan kanë shprehur që në momentet e para pas fatkeqësisë së madhe të 26 nëntorit,dhe po ashtu edhe fjalën e mbajtur të presidentit dhe të miqve tanë turq. Lagjja e re e ndarë në dy zona, njëra zonë që po ndërtohen nga themelet falë Turqisë dhe zona tjetër që ka nisur me infrastrukturën dhe do ndërtohen nga ne, por është një lagje, një lagje simbol e duarve të shtrënguara të miqësisë dhe solidaritetit që do jetë për kohët që vijnë si dëshmie e kësaj marrëdhënie të veçante mes dy vendeve.
Turqia ishte pjesë e rrjetit të vendeve mike që jo vetëm u shprehën me fjalë që në momentet e para, por angazhuan forca njerëzore dhe burime materiale për të qenë të pranishëm kur ende jetë njerëzore kërcënoheshin nga gërmadhat dhe kam pasur privilegjin që t’i takoj forcat e kërkim shpëtimit dhe të shikoja nga afër përkushtimin dhe vetëmohimin që djemtë e ardhur nga Turqia shpëtuan jetë shqiptare duke mos lejuar që gërmadhat t’i merrnin me vete. Më pas presidenti Ergdogan më ka ftuar të jem i pranishëm në vendin mik në një event të madh që ka apeluar përsolidaritet dhe ka lajmëruar gadishmërinë për ndërtimin e 500 apartamenteve”, tha Rama.

Loading...