Abazoviç nis betejën me të korruptuarit në Mal të Zi: Drejtësia do të trokasë në derën e secilit
Pak javë pasi u vendos në pozitën e zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka nisur një betejë me të korruptuarit në shtet.
Pak javë pasi u vendos në pozitën e zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka nisur një betejë me të korruptuarit në shtet.
Abazoviç ka thënë se mirëpret aktivitetet e Prokurorisë Speciale dhe se lufta kundër korrupsionit ka filluar.
“Lufta kundër korrupsionit ka filluar! Drejtësia do të trokasë në derën e të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin! Ne i mirëpresim aktivitetet e Prokurorisë Speciale. Gjithçka është e mundur, kur ta dëshironi”, ka shkruar ai në Twitter.
Politikani shqiptar ka premtuar luftë të ashpër kundër kriminalitetit pasi mori besimin e deputetëve, ku do të jetë edhe përgjegjës për sektorët e sigurisë, rendit dhe ligjit.
Abazoviç u bë pjesë e qeverisë, pasi në zgjedhjet e fundit koalicionin që ai drejtonte e Bardha në të zezë u bë vendimtare në përcaktimin e fituesit.