‘Rama u soll si burracak ndaj Vjosa Osmanit’, Korab Lita: E ka përdorur Kosovën për interesa politike personale

Deputeti i opozitës në Kuvendin e Shqipërisë Korab Lita, në fjalën e mbajtur në parlament, deklaroi se Edi Rama u soll si një burracak me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Lita theksoi se Rama e ka përdorur Kosovën për interesa politike personale.
“Rama u soll si burracak ndaj Vjosa Osmanit, që është një grua e nderuar shteti. Natyrisht, sepse ai nuk mund t’iu thotë zonjës Osmani pse puthet me Vuçiç, ndërsa politikanët në Kosovë i hedh nëpër gjyq.

Rama ka përdorur Kosovën për interesa personale sa herë ka dashur. Rama është në qeveri vetëm për koncesione, ka kryer masakra financiare në 7 vjet në qeveri. Më 25 prill ta çojmë në Surrel të ashtuquajturin “lider global””, tha Lita.

Korab Lita nënvizoi se Rama dhe qeveria e tij po shkatërrojnë buxhetin e shtetit me koncesione.

“Pandemia ka pakësuar diskutimet për ligjet. Këta që janë në pushtet vjedhin hapur e këtë na e tha gazeta Bild, sesi vidhen votat nga më i madhi tek i fundit.

Po shohim sesi vjedhin hapur me tendera sekretë, koncesione, po vjedhin edhe arkivole. I kanë hyrë buxhetit të shtetit me lopatë. Pandemia po iu merr frymën qytetarëve shqiptarë. Rama në Amerikë shkoi nëpër tregje”, deklaroi Lita.

Loading...