Zbardhet ngjarja e Himarës e ndodhur në datën 21 dhjetor, ku u gjet i plagosur me thikë në rrugë një shtetas me prerje të thella në laring dhe ezofag.
Burimet nga policia bëjnë me dije se personi në fjalë është vetë-plagosur.
Ai është paraqitur rreth orës 13:00 në qendrën shëndetësore, më pas u nis me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës. Fakti se është vetëplagosur konfirmohet, sepse është gjetur dhe ambalazhi i thikës, pranë vendit ku u gjet.
Gjithashtu është hetuar më tej dhe është marrë në pyetje dhe shitësja e dyqanit, e cila ka zbardhur bisedën me shtetasin në fjalë.
Biseda mes tyre ka qenë e tillë: “I vetëplagosuri i ka kërkuar një thikë për të prerë bukën, shitësja i ka treguar një thikë mesatare dhe e ka pyetur: “a të bën punë kjo”? (Thikë buke) ai i është kthyer “mirë është dhe kjo, më mbaron punë”. Nga blutë e Vlorës konfirmohet se bëhet fjalë për shtetasin Nelo Dokaj 26 vjeç me origjinë nga Trevllazëri i Vlorës dhe banues në Sarandë.
Ky shtetas më herët është diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor. Ai jetonte në Sarandë me të ëmën dhe fakti që ka zgjedhur Qafën e Vishës konfirmon dhe më tej faktin e vetëplagosjes pasi është zona e pafrekuentuar nga qytetarët, të cilët nuk disponojnë një automjet.
Personi në fjalë ka shkuar enkas për t’i dhënë fund jetës. Nga spitali i Vlorës është nisur drejt traumës në orën 19:00 të datës 21 dhjetor dhe momentalisht ndodhet në gjendje kome, por me shenja jete.
Trupi i tij është gjetur në rrugën kryesore, ku nuk ka pasur kamera sigurie, në Qafën e Vishës e cila është maja më e lartë e zonës. Mendohet se deri aty ka shkuar në këmbë ose me automjet rasti.