Sherr masiv në Fier, policia jep detajet: Janë identifikuar adoleshentët e përfshirë

Policia e Fierit ka dhënë informacionet e para rreth sherrit masiv të ndodhur sot rreth orës 16:00, në lagjen “Apollonia” në Fier.

Policia sqaron se është ngritur një grup hetimor dhe janë identifikuar disa nga personat që kanë marrë pjesë në sherr.
Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Apollonia”, Fier, ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis disa adoleshentëve.

Pas marrjes së njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe është bërë i mundur identifikimi i personave që kanë marrë pjesë në konflikt.

Policia ka shoqëruar disa prej tyre dhe po punohet për shoqërimin e personave të tjerë të identifikuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Loading...