Elona Kaleshi, shqiptarja 36-vjeçare e cila është bënë në pranga në Itali për vrasjen, copëtimin dhe fshehjen e kufomave të Shpëtimit dhe Teuta Pashos, ka dalë sot para gjykatës.
Por sipas asaj që raportojnë mediat matanë Adriatikut Kaleshi nuk ka folur, duke shfrytëzuar ende të drejtën për të mos dhënë përgjigje as para gjyqtarit Antonio Pezzuti. 36-vjeçarja vazhdon të ndjekë të njëjtën strategji siç bëri të martën duke mos thënë asnjë fjalë edhe para prokurores Ornella Galeotti.
Gjykatësi tani do të duhet të vendosë për vërtetimin e arrestit dhe për zbatimin e masës së paraburgimit ndaj gruas. Ky vendim pritet të merret sot pasdite.
Elona Kaleshi, ish e dashura e djalit të çiftit Pasho, u arrestua nën akuzën e vrasjes, fshehjes dhe masakrimit të trupave të dy bashkëshortëve, të cilët u gjetën të copëtuar në 4 valixhe, më 15 dhjetor.
Çifti Pasho është vrarë në shtëpinë ku ata qëndronin me qira, muajin e fundit. Aty ku edhe ata janë masakruar, janë vendosur në katër valixhet e gjetura në afërsi të burgut Solliciano.
Sipas të dhënave Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune.
Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për këtë gjë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas. Dëshmi për këtë është fakti se në momentin e vrasje çifti ka qenë i veshur me pizhama gjumi.