Vlore-Gjendet trupi i pajetë në kanal. Identifikohet viktima, 62 vjecari nga Dukati i Vlorës

Gjatë paradites së sotme në qytetin e Vlorës, është gjetur trupi i pajetë i një personi.Trupi është gjetur rreth orës 09:30 në lagjen “24 maji” brenda një kanali në afërsi të Hidrovorit.

Trupi i pajetë është transportuar fillimisht në morgun e qytetit pa mundur të bëhej identifikimi i tij por më pas policia ka bërë identifikimin e personit. Sipas policisë viktima është identifikuar si 62 vjeçari me inicialet K.H me origjinë nga Dukati i Vlorës.

Nga këqyrja paraprake, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të dyshimta.

Laberianews/

Loading...