Festa e Krishtlindjes/ Rama dhe Manastirliu, lule dhe dhuratë simbolike të gjithë atyre që janë në krye të detyrës në luftë me COVID

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka zgjedhur që në këtë ditë feste të zhvillojë një takim me mjekët dhe infermierët në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu i kanë dhënë lule dhe dhurata simbolike të gjithë atyre që në këtë ditë Krishlindjeje janë në krye të detyrës në përballje me COVID-19.
“Kemi sjellë edhe një dhuratë simbolike për Krishtlindje. Jemi jashtëzakonisht shumë mirënjohës dhe me respektin më të madh

“Shumë respekte për të gjithë. Ja që ndodhi ajo që ndodh një herë në 100 vite. Është mbi shpatullat tuaja. Dhe do të ngelet e shënuar në jetën tuaj profesionale. Jem shumë shumë krenarë për ju. Edhe një herë çdo të mirë dhe paçi gjithmonë aq sa keni, në shpirt”, tha Rama.

Gëzuar të gjithëve. Këtu është vetëm një pjesë., Nuk mund t’i kishim të gjithë, edhe ata të COVID-2, COVID-3, COVID-4, të cilët kanë bërë dhe po bëjnë një punë heroike. Shpresoj se viti tjetër do të jetë shumë më i mbarë dhe plot shëndet për të gjithë! Ju uroj shëndet dhe mbarësi. Do të jemi gjithmonë bashkë, do ta kalojmë edhe këtë vit të vështirë”, tha Manastirliu.

Kryeministri dhe ministrja Manastirliu dhanë lajmin e madh se pas fitimit të luftës me COVID do të nisë ndërtimi nga fillimi i Spitalit Infektiv. Ta bënë me dije se ka ardhur edhe miratimi i kredisë nga Banka Botërore dhe se ndërtimi do të bëhet pas kësaj lufte.

Gjithashtu Rama tha se në janar fillon vaksinimi për mjekë dhe stafin tjetër shëndetësor.

Loading...