Kur të bashkon poezia – Nga Pajtim Graçi Kolonja (Dedikuar mjeshtrit të vargut Petrit Beqiri)

KUR TË BASHKON POEZIA – Nga Pajtim Graci Kolonja

Mikut tim dhe mjeshtrit të vargut Petrit Beqiri…me rastin e prezantimit të librit të tijë të parë ” “Kohë e pafajshme”
————————————
Një jetë me kamer në dorë
Vitet si hallka zinxhiri
Nga e mira Mashkullorë
Ka dalë dhe Petrit Beqiri.
———————————–
Sa e sa pamje filmuar
Zëra qeshur, por dhe qarë
Si tespihe nëpër duar
një nga një margaritarë.
———————————-
Kush Petritin nuk e njohu
E takoi nga ekrani
Me lajme zemrën ja ngrohu
Poezit ja deshi xhani.
———————————–
Në strehëm e Kadaresë
Hyjnë vargjet e poetit
Miqtë ka dalë ti presë
Si mali dallgët e detit.
———————————–
Ky është poeti ynë
Nga kamera supin vrarë
Sot ka ardhur ti puth synë
Dhe një mik i Kolonjar.
————————————-
Nëpër sokaqe kalldrëmi
Përhapur vargjet e tua
Sot i fortë qëndron si shkëmbi
Fjalë pak, aq shumë na thua….!
————————————–
27 Tetor 2018

Loading...