Efektivi plagoset me armë zjarri në këmbë, çfarë deklaroi ai para policisë

Një efektiv i komisariatit së Peqinit është plagosur me armë zjarri në këmbë.

39-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë në rrethana edne të paqarta, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Punonjësi i policisë paraprakisht ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 21:20, në spitalin e Fierit, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta, punonjësi i policisë K. L., 39 vjeç, banues në Fier, (punonjës i Komisariatit të Policisë Peqin), i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Punonjësi i policisë paraprakisht ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht.

Grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Loading...