Klodjan Lamaj, punonjësi 39-vjeçar i Komisariatit të Policisë Peqin i cili mbeti i plagosur një natë më parë në Fier, është nisur për trajtim të specializuar mjekësor në Tiranë. Burime të sigurta bëjnë me dije se 39-vjeçari ka marrë një plagë në këmbë dhe pasi është ekzaminuar në Spitalin e Fierit, mjek të këtij të fundit kanë marrë vendimin për ta nisur drejt kryeqytetit.
Dëmtimi në këmbë nuk ka qenë i madh dhe nuk ka sjellë dëmtime serioze për shëndetin e 39-vjeçarit.
Vetë punonjësi i policisë ka deklaruar se është vetëplagosur, por mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, vendi ku ajo ka ndodhur dhe nëse ka pasur persona të tjerë të cilët mund ta kenë pare atë. Tashmë i takon SHÇBA të zbardhë të vërtetën e kësaj ngjarje.
Informacioni i policisë
Sot rreth orës 21:20, në spitalin e Fierit, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta, punonjësi i policisë K. L., 39 vjeç, banues në Fier, (punonjës i Komisariatit të Policisë Peqin), i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Punonjësi i policisë paraprakisht ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht.
Grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.