Gjendet në Tirane nje bombë e Luftës së Dytë botërore

Gjendet në Tirane nje bombë e Luftës së Dytë botërore, e cila është demoluar në mënyrë të kontrolluar nga Forcat e Armatosura.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, thekson se bomba peshon plot 500 kg dhe është gjetur në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet.
“Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100 vjetorin e krijimit, rikonformojnë se FA janë etalon i përkushtimit dhe profesionalizmit.

Një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet dhe djemtë tanë të xhenios e zhvendosën në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt. #KrenariPërFA🇦🇱”, shkruan Xhaçka.

Loading...