Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu përmes një statusi në Facebook shprehet se ndërkohë që vaksina e Oxford/AstraZeneca pritet të certifikohet brenda pak ditësh, Shqipëria s’ka bërë asnjë përpjekje për të marrë doza nga ajo për popullsinë e saj.
STATUSI I PLOTE
Shqiperia perseri ”jashte radhe” per Vaksinen.
Sipas te gjitha gjasave ne harkun kohor prej dites se neserme deri te Ejten, Agjensia Britanike e Mjekesise dhe Regullatore e Sistemit Shendetesor, nje nga me seriozet ne bote, do te cerfikoje vaksinen Covid te Oxford/AstraZeneca per te filluar perdorimin nga 4 Janari aty.
Qeveria britanike ka blere tashme 100 M doza te saj.
Ndersa Agjensia europiane, EMA do ta aprovoje probabilisht ne ditet e para te Janarit.
BE tashme ka kontraktuar 400 M doza te saj, keshtu po veprojne edhe vende te tjera.
Me tej kjo vaksine do te certifikohet edhe nga FDA e ShBA-se.
Sipas te gjitha informacioneve qe une kam, deri tashti Qeveria shqiptare jo vetem qe nuk ka ndonje kontrate, por as ka hyre ne traktativa serioze edhe me kete kompani, as me Brukselin dhe as me kompani te tjera, qe prodhojne vaksina te certifikueshme nga Agjensia Europiane ose ajo Amerikane.
Theksoj se parametrat e transportit, konservimit dhe cmimi i Vaksine Oxford jane shume te favorshem, vecanerisht per vende si ne, po keshtu dhe te dhenat e efikasitetit sot u deklaruan optimale.
Nderkaq Rama vetem paraqet projekte absurde si ai Stadiumit, pa asnje baze profesionale, vecse si nje propagande pa vlere.
Keshtu ditet kalojne ne “boshllek”, me humbje jetesh, shendeti, ekonomie.