Erëra me shpejtësi mbi 170 km/h janë përplasur mbi Mbre
Alarm I nivelit portokalli është në fuqi për rrezikun e borës dhe akullit në veriun e Anglisë, Skoci, Irlandën veriore dhe disa pjesë të Wales-it. Në Cornwall, më shumë se 100 shtëpi mbetën pa energji elektrike, ndërsa mediat vendase thonë se stuhia Bella ka shkulu pemë nga rrënjët, e ka rrëzuar të tjera nëpër rrugë. Metereologët paralajmërojnë se mbrëmjen e së djelës dhe të hënën, Debora dhe akulli mund të përbëjnë rrezik për lëvizjen në disa rajone qendrore të vendit, ndërsa me afrimin e ndërrimit të viteve, temperaturat do të ulen e ndonëse mund të mos mungojnë ditët më diell, nuk përjashtohet dhe mundësia e ndonjë rrebeshi dimëror.
Në Bosnje, me qindra emigrantë janë jashtë nëpër tenda teksa vendi përballet me reshjet e deborës dhe një ulje të menjëhershme të temperaturave. Refugjatët në kampin e Lipas po përpiqen ti bëjnë ballë acarit duke lëvizur të mbështjelle me batanije. pas zjarrit që ra atje në fillim të javës, rreth 1000 vete, te mbetur pa ngrohje rrezikohen seriozisht nga ngricat. Po nuk na ndihmuat, do të vdesin, shprehen ata. Sipas parashikimeve edhe Milano e Italisë mund të zbardhet nga bora mbrëmjen e sotme, teksa afrimi I një fronti të ftohtë arktik ishte parashikuar që për Krishtlindje.tërinë e Bashkuar teksa stuhia Bella solli rrebeshe shiu e rrezik përmbytjesh . Dy paralajmërime për vërshime të befta uji janë dhënë për rajonin e Northamptonshire.
Autoritetet lokale flasin për ngrica e përmbytje potencialisht vdekjeprurëse në këtë zonë. Në total, janë lëshuar 204 paralajmërime përmbytjesh janë dhënë në mbarë vendin, e problemet kanë nisur tashmë me të gjithë trenat e bllokuar ndërmjet Bournemouth dhe Southampton Central për shkak të vërshimit të ujërave dhe rrëzimit të disa pemëve mbi shina.