ITALI- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Italia, ku protagonist është bërë një 43-vjeçar shqiptarë.
Sipas mediave italiane, 43-vjeçari shqiptar i quajtur Ermal Cenaj në Itali është rikthyer në burg me dëshirë. Mediat në Itali raportojnë se shqiptari kishte deklaruar në gjykatë se ai do të strehohej tek një miku i tij, por ky i fundit u zhduk dhe as karabinierët nuk e gjetën se ku ai jetonte.
Sapo doli nga burgu kuptoi se ishte një i pastrehë pasi shoku që do e strehonte nuk e priti. Ermal Cenaj doli nga burgu në 23 Dhjetor, por u rikthyer sërish në qeli dhe e kaloi aty Krishtlindjen.
Autoritetet vendosën që masa kundër 43-vjeçarit të konvertohej nga arrest në shtëpi, në arrest me burg. Ky vendim është marrë nga Gjykata e Lecces.