Presidenca i përgjigjet Ramës: S’do tolerojmë asnjë shkelje të Kushtetutës

Zëdhënësi i presidentit të Republikës Ilir Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, në lidhje me çështjen e zgjerimit të Greqisë me 12 milje në detin Jon.

Blushi thekson se sovraniteti i Shqipërisë është i shenjtë dhe se nga ana e Presidencës nuk do të lejohet asnjë shkelje e Kushtetutës së Shqipërisë.
Postimi i zëdhënësi të Presidencës, Tedi Blushi:

Askush nuk duhet të ketë iluzionin se mund t’ju shmanget detyrimeve kushtetuese dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Sovraniteti dhe të drejtat sovrane të Shqipërisë janë të shenjta dhe askush nuk mund të guxojë t’i trajtojë si koncesionin apo tenderin e radhës.

Çdo institucion kushtetues i Shqipërisë, institucion shkencor apo shoqëria civile, duhet të jenë të angazhuara për mbrojtjen e interesave kombëtare, të patjetërsueshme.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk do të tolerojë, as më të voglën shkelje të Kushtetutës, ligjit apo një papërgjegjshmëri shtetërore të çdo niveli, të qëllimshme ose jo dhe që cenon interesat kombëtare.

SHQIPËRIA E PARA!

Loading...