Kërcënoi se do të vetëvritej, policia: Vlonjatin e dërguam në spitalin Psikiatrik

Policia e Vlorës në njoftimin për mediat sqaron kronologjinë dhe shpëtimin e të riut me probleme mendore në Vlorë.

Më datë 28.12.2020, rreth orës 12:50, shërbimet e Policisë Vlorë, pasi kanë marrë njoftimin se në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, një person Arsen Goga, i sëmure nga shëndeti mendor po sillte shqetësime për banorët, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se ky shtetas ishte izoluar i vetëm, në një lokal, duke mbajtuar në dorë një palë gërshërë dhe më pas ka marrë një bombul gazi.
28-vjeçari dhe pas negociatave me shërbimet e Policisë Vlorë, nuk pranoi të dilte dhe ka kërcënuar se do të përdorte bombulën e gazit për të dëmtuar veten.

Në ndihmë të shërbimeve është afruar grupi i FNSH-ës të cilët falë ndërhyrjes profesionale dhe të shpejtë bën të mundur neutralizimin dhe shoqërimin e 28-vjeçarit. Në përfundim 28 vjeçari u shoqërua në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali”, Vlorë për të marrë mjekimin e nevojshëm”.

Loading...