Një person i besueshëm i “El Chapo-s” është qëlluar për vdekje nga një sulm terrorist të cilët qëlluan plot 50 herë mbi të, ndërsa një nga plumbat ka zënë edhe mbi vajzë e tij, e cila mbeti e plagosur në krah.
Ignacio Paez Soto, 47 vjeç, u vra ndërsa po dilte nga një dyqan në Caborca, të Meksikë. Ai mendohej të ishte një nga operatorët kryesorë në Kartelin Sinaloa të El Chapo, emri i vërtetë i të cilit ishte Joaquin Guzman.
Ai ishte në shoqërinë e një gruaje të panjohur dhe vajza e saj tetë muajsh, të cilat ndodheshin brenda në automjetin e Guzman-it në momentin që ai u qëllua për vdekje .
Foshnja u godit dhe u plagos në njërën nga krahët e saj gjatë incidentit tronditës dhe po trajtohet në një spital lokal.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, theksohet se gruaja nuk u qëllua por përsëri ajo u mor nën kujdesin e mjekëve pasi pësoi kriza nervore shkak i ngjarjes tragjike që ndodhi.