Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Vilia në Greqi, ku trupi i një gruaje është gjetur e dekompozuar brenda një valixheje. Mediat e huaja kanë publikuar fotografitë e vendit ku u gjet nga një gjahtar.
Duket si një pusetë në autostradën e vjetër për në Tebë, në lartësinë e Kazas, ku rrallë kalojnë njerëz ndaj mbetet e paqartë sa kohë kishte trupi i saj që qëndronte aty.
Ende nuk është konfirmuar nga ekspertiza mjeko-ligjore nëse kufoma i përket një gruaje, por ekzistojnë dyshimet pasi brenda valixhes janë gjetur një palë të brendshme.
Mendohet se gruaja, identiteti i së cilës nuk është zbuluar ende, është masakruar teksa ishte vetëm me të brendshme, por mbetet mister gjithçka ka ndodhur.
Loading...