E rëndë në Fier/ Makina përplas 2 këmbësoret, ndërron jetë njëra prej tyre! Në pranga shoferi

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e së hënës (28 dhjetor) ku një makinë ka përplasur dy këmbësore në Fier e për pasojë ndërroi jetë një prej tyre.

Ngjarja u regjistrua Fier në afërsi të fshatit Marinëz në orën 16:30 ku një makinë tip “Opel Astra” ka përplaur dy këmbësore me iniciale Z. K. 60 vjeç dhe N.K. 33 vjeç banuese në Roskovec.
Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i automjetit me iniciale S.P. ishte në gjendje të dehur ndaj ai është arrestuar.

Vajza dhe gruaja të cilat u përplasën u dërguan menjëherë në spitalin e Fierit ku 60-vjeçarja ndërroi jetë një ditë më pas (29 dhjetor).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Loading...