Ish-ministrja uron festat: Ky nuk ishte viti që kishim ëndërruar, por çdo shqiptar…

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka uruar shqiptarët për këtë vit që sapo vjen.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Gjosha theksoi se shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar mes sfidave.
“Në këtë prag fundviti të gjithën ne të bëjmë një bilanc të vitit që lamë pas.

Për shumë shqiptarë dhe unë në prej tyre, ky nuk ishte viti që kishim ëndërruar.

Shumë prej nesh kanë humbur njerëz të shtrenjtë të familjes, shumë të tjerë po vuajnë pasojat.

Ky vit i ri ndoshta s’do të jetë i njëjtë për shumë familje, por ajo që mund t’ju urojë për çdo shqiptarë, që të gjejnë forcat për të trokitur gotat në natën e ndërrimit të viteve.

Shpresojmë që te jetë viti i mundësive, i bashkimit. Gëzuar të gjithëve.”, tha Gjosha.

Loading...