Detaje të reja janë zbuluar për kufomën e masakruar që u gjet brenda një valixhe, të hedhur në një pus në zonën e pabanuar të Vilias në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se trupi i përket një gruaje 38-vjecare me origjinë nga Kina, e cila ishte zhdukur që në muajin Tetor nga qendra e Athinës.
Gjurmët e saj u humbën në qendër të Athinës dhe këtu do të bazohen kërkimet e hetuesve për autorët e krimit të rëndë.
Sipas ekzaminimit mjeko-ligjor, u vërtetua se trupi i përkiste një gruaje me gjatës 1.55-1.58 cm. Ende është i paqartë identiteti i saj dhe arsyeja e vdekjes pasi 38-vjecarja u gjet e masakruar në një valixhe, ku përvec mbetjeve njerëzore kishte edhe një palë të brendshme.
Sipas informacionit të parë, ekzaminuesi mjekësor Nikos Kalogrias nuk identifikoi asnjë lëndim në trupin e saj pasi ka qëndruar për një kohë të gjatë e humbur. Dyshohet se e kanë mbytur dhe më pas e kanë futur në valixhe.
Më parë u supozua se trupi i përkiste 19-vjecares shqiptare Artemis Vasili, e cila u zhduk dy muaj e gjysmë më parë nga Koropi. Ende nuk ka detaje në lidhje me të pasi gjurmët kanë humbur që në 17 Tetor.