Festë e heshtur në EvropëKryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi të mërkurën se 20 milionë njerëz të tjerë në Angli do të vendosen nën masat më të ashpra të kufizimeve nga dita e sotme.
“Duhet t’u kërkoj të ndiqni rregullat atje ku ju jetoni, në natën e ndërrimit të viteve dhe ta prisni vitin e ri, të sigurt, në shtëpitë tuaja”, tha Johnson.
E gjithë Skocia është vendosur në nivelin katër, atë më të lartin për sa i takon masave kufizuese, që nga 26 dhjetori dhe do të mbetet atje për të paktën tre javë. Irlanda kaloi po ashtu në nivelin më të lartë të kufizimeve të enjten duke ndaluar vizitat në shtëpi e duke mbyllur të gjitha dyqanet jo të domosdoshme e duke kufizuar udhëtimin brenda 5 km.
Gjermania është në izolim deri më 10 janar. Qeveria ka ndaluar shitjen e fishekzjarrëve dhe ka ndërmarrë masa më kufizuese për numrin e njerëzve që mund të mblidhen në publik, ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se pret që vendi të kalojë ndërrimin e viteve më të heshtur në kujtesë.
Holanda po ashtu është nën izolim që do të zgjasë deri më 19 janar. Pritja e vitit të ri do të bëhet ndërkohë me dyer të mbyllura në një stadium futbolli në Amsterdam. Turqia në anën tjetër do të fillojë një izolim katër ditor në mbrëmjen e ndërrimit të viteve.