KORÇË
Ka ndërruar jetë aktori dhe regjisori i njohur Dhimitër Orkocka.
Mësohet se Orkocka ka ndërruar jetë, për shkak të hemoragjisë cerebrale.
Orkocka mbante titullin “Mjeshtër i madh”. Ai ndodhej prej dy javësh i shtruar në spital, kurse u nda nga jeta sot, në moshën 84-vjeçare.
Dhimitër Orkocka ka luajtur ndër të tjera tek filmi “Gjeneral Megafoni”. I lindur më 21 tetor të vitit 1936 në qytetin e Korçës, Orgocka pati një karrierë të pasur edhe në teatrin “A.Z. Çajupi”, ku ka vënë në skenë104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit etj.
Si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime.
Loading...