Tjetër tërmet lëkund tokën në Kroaci

Kroacia u godit pak dite me pare nga lekundje te forta termeti me fuqi 6.4 balle qe shkaktuan deme dhe viktima.

Një tërmet me fuqi 3.5 shkallës sipas Rihter u regjistrua sonte me epiqendrën gjashtë kilometra në perëndim të Petrinjes.
Sizmologët e Shërbimit Sizmologjik Kroat regjistruan tërmetin në orën 19:00, raporton Index.hr.

Zona e epiqendrës Petrinje është goditur nga 374 tërmete që nga 28 dhjetori, sipas të dhënave paraprake të botuara sot nga Departamenti i Gjeofizikës në Fakultetin e Shkencave në Zagreb

Loading...