Përparim Ademi ishte në lidhje me të dyja motrat, me njërën kishte edhe fëmijë! Dëshmia e gruas së tij: E dija, kemi udhëtuar së bashku

Detaje të reja zbardhen nga historia e Përparim Ademit me dy motrat, të cilat i vrau me breshëri plumbash. Marrëdhënia jashtëmartesore e Përparim Ademit ka filluar fillimisht me Kristinën shumë vite më parë, ndërsa pas ndarjes Ademi është lidhur me motrën tjetër, Zhanetën. Përparim Ademi, para gjyqtarit Gend Hoxha, ka pretenduar se ka një fëmijë me njërën prej motrave, por që nuk e ka regjistruar në emrin e tij.

Përparim Ademi, para se të ngjitej në apartament mori fëmijën e njërës prej motrave, që po luante poshtë pallatit duke e përdorur si karrem për të hyrë brenda. Dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani kanë qenë duke ngrënë bukë. Në momentin që është hapur dera dhe motrat kanë parë që është ai, kanë tentuar të mbyllin derën.
Menjëherë 59-vjeçari Përparim Ademi ka hapur zjarr, fillimisht në derë dhe pastaj në me drejtim të motrave, të cilat kanë qenë të shtrira. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gëzhoja plumbash, ndërsa vetëm 5 prej tyre kanë qëlluar motrat Bardhi e Metani. Pasi ka kryer krimin, 59-vjeçari ka qëlluar nëpër muret e banesës, më pas ka lënë armën tip automatik kinez dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Automatiku është gjetur karikatori bosh, të cilin e ka zbrazur në trupat e viktimave dhe në banesën e tyre.

Bashkëshortja e Ademit, Vjollca në deklaratën e saj para grupit hetimor është shprehur se ka qenë në dijeni të tradhtisë së bashkëshortit me dy motrat. Sipas saj, për të mbajtur familjen të bashkuar ka heshtur dhe madje ka bërë mikesha dy motrat. Ajo ka shtuar se ka patur hyrje dhe dalje familjare me ta, madje edhe kanë udhëtuar së bashku.

Loading...