Mbajti peng pa dëshirën e saj shtetasen E.M., policia e Lezhës ka vënë në pranga Filip Shtjefnin, i njohur me nofkën “Tony Montana” i Lezhë, dhe i dënuar më dy vite burg për prostitucion.
Ai është arrestuar edhe më parë për prostitucion, ndërsa ishte në kërkim për një pengmarrje të ndodhur më 2016.
Filip Shtjefni, 53 vjeç, banues në Lezhë, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 2 vite burg ,për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë”,
“Tony Montana” u shpall në kërkim më 18 korrik 2016 pas denoncimit që E.M ka bërë kundrejt Filip Shtjefnit. Si rezultat i hetimeve të kryera, rezultoi se këta 53 vjeçari përdornin si kamuflim për shfrytëzim prostitucioni një lokal në Lezhë. Ai shfrytëzonte si prostitutë E.M. e cila pas kësaj ngjarje ka tentuar të vrasë veten.