Ngjela shkruan më tej se kjo është arsyeja, që kryeministri Edi Rama është trembur.
Sipas tij kjo arsye ka frikësuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta dhe se ata janë duke u përpjekur, që të shkallëmojnë studentët me çdo kusht.
Postimi i plotë:
Studentët pritet që sot të njëtrupëzohen me antikorrupsionin popullor shqiptar. Sot e dinë të gjithë që tetë pikat e studentëve përbëjnë nismën antikorrupsion në Shqipëri. Se ndryshe, pse trembet Rama? Tani nuk mund të ketë më kthim mbrapa. Studentët deri dje ishin “të veçantë” dhe vetëm ata në kërkesat e tyre. Dje në darkë ata i bënë thirrje të gjithë shqiptarëve.
Pse? Të tetë pikat e tyre janë substanca e antikorrupsionit shtetëror shqiptar. Kjo është arsyeja që janë bashkë në një kamp të shqetësuarish Rama, Berisha dhe Meta. Kjo është në fakt treshja që kërkon të shkallmojë studentët. Po treshja, çfarë po bën? Hafijet e Saliut janë hedhur si të tërbuar dhe kërkojnë që ta degradojnë lëvizjen masive studentore në një lëvizje të dhunshme. Berisha dhe Meta me të shoqen e tij kërkojnë destabilizim. “Ose Rama” thonë ata, “ose destanilizim që të ikim të gjithë e të shpëtojmë paratë e vjedha”. Por është përpjekje e kotë. Studentët mbetën të pastër dhe të fortë deri në tëtë ditët e para. Tani ata e kanë formuar shtratin, dhe befas shihet se kanë marrë një zhvillim të shpejtë dhe me nxitim, që, në fakt, gjithmonë në histori, ka qenë rrjedhojë e psikikes së rinisë kur ajo niset për vepra të mëdha shoqërore . Ata studentë që dëgjova mbrëmë nëpër emisione, artikuloheshin me arsye shumë më të lartë edhe se Rama, edhe se Berisha dhe edhe se Meta. Janë superiorë, dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm sot e tutje sigurisht që do të jenë me ta. Artikulimi i tyre i mbrëmshëm vërtetoi se ata janë shpirti i së ardhmes. Tani mbetet dhe një pyetje: a do t’i përkrahë hapur Uashingtoni studentët tanë. Mendoj se kjo do të varet nga dita e sotme. Sot duhet të triumfojë idea e aktivitetit të madh paqësor. Numuri i madh i protestuesve në mbrojtje të studentëve, është çelësi i suksesit antikorrupsion në Shqipëri. Numri i i madh është fillimi i procesit të epokës së re shqiptare. Nuk mund të protestohet jashtë qëllimit studentor. Gjithë kërkesat e tjera për naftë apo për çmime, janë në favor të Ramës, Berishës dhe Metës. Janë në favor të korrupsionit të lartë shtetëror dhe kuptohet se janë të nxitura prej tyre. Të tetë pikat e studentëve i kanë brenda të gjitha. Edhe nafta spekulative, pasojë e korrupsionit shtetëror është. Prandaj gjithçka do të gjejë vendin e vet ligjor e antikorrupsion sapo të fillojë procesi antikorrupsion. Të tetë pikat e fituara me triumf, e fillojnë këtë proces. Paqe dhe masivitet gjigand: kjo duhet të jetë arsyeja e kohës antikorrupsion. Të tetë kërkesat e studentëve janë hapi i parë thelbësor në ecurinë antikorrupsion në Shqipëri. Dalja sot në rrugë e të gjithë shqiptarëve në mbështetje të pikave studentore, është e vetmja arsye e shëndoshë. Studentët kanë drejtuar historinë moderne të Shqipërisë në tetë ditë. Ata tani e më tej, me mbështetjen e gjerë popullore, do të çelin derën e madhe të atdheut të tyre të çliruar nga pushtimi makabër i vjedhësve të korruptuar. Por gjithmonë në një masivitet paqësor se vjedhësit duan destabilizim, që të shpëtojnë nga sëpata e madhe e reformës në drejtësi, e cila në këto ditë mbyll kapitullin e saj të strukturimit ligjor.