Habit gruaja e Përparim Ademit: Ia dija lidhjet dhe doja të ishte i kënaqur

Në dëshmitë e siguruara, mësohet se policia gjyqësore ka pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen edhe bashkëshorten e Përparimit Ademit, Vjollca Telo.

Ajo ka treguar se është e martuar Ademin dhe kane tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Ajo me bashkëshortin kanë bërë marrëveshje qe ajo te mbaje mbiemrin e tij Tela ndërsa ai le të mbante mbiemrin e saj Ademi, pasi duhet forcuar martesa.
Burri saj Përparimi qe prej një periudhe rreth 20 vjet është njohur me Zhaneta Metanin dhe kanë pasur lidhje intime bashkë. Ajo e ka marrë vesh për këtë lidhje dhe nuk ka ndërhyrë për të prishur lidhjen e tyre pasi e donte burri të ishte i kënaqur për të mos prishur familjen.

Vjollca ka rrëfyer gjithashtu se me familjen e Zhanetës shkonin familjarisht në plazh. Ajo madje tregon se vetë Përparimi i kishte treguar për shqetësimin e tij se Zhaneta e tradhtonte me një tjetër. Madje atë ditë thotë Vjollca ishte i mërzitur.

Loading...