Policia e Vlorës ka sqaruar një episod që ishte regjistruar gjatë mbrëmjes së djeshme, ku një person kishte njoftuar se ishte kërcënuar me armë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Llaktundë. Pas verifikimeve rezultoi se shtetasi me inicialet F. Z., 39 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohte”, pas një konflikti verbal, nuk e ka kanosur me armë gjahu por me fjalë, shtetasin me inicialet A. D., 31 vjeç, banues në fshatin Llaktundë.
Ndërkohë, armën e gjahut personi në fjalë e kishte me leje të organeve përkatëse.
Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, shtetasi F. Z, është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale ”Kanosja”.
Loading...