‘Të qash e të qeshësh!’, Rama i përgjigjet Metës për segmentin Vlorë-Orikum: Kam pritur…

Vijojnë replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta në lidhje me projektin Vlorë-Orikum.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Twitter i është përgjigjur kreut të shtetit në lidhje me akuzat që ky i fundit hedh ndaj tij për shpërdorim fondesh.
Rama thotë se projekti Vlorë-Orikum nuk ka qëllime elektorale dhe se ai është bërë prej kohësh.

Duke iu përgjigjur reagimit të Presidencës, Rama ndër të tjera shkruan se qytetarët e Vlorës duhet të presin Ilir Metën për të dhënë plotfuqishmërinë për marrjen e huas.

“Ilir Meta thotë se realizimi i një projekti të hartuar prej kohësh për infrastrukturën turistike të Vlorës qenka “qëllim selektiv elektoral”, prandaj ai e mbaka bllokuar prej muajsh autorizimin formal për marrjen e financimit të siguruar nga Fondi Saudit! Të qash e të qeshësh!

Projekti gati, financimi gati, por ndërhyrja transformuese përgjatë segmentit Vlorë-Orikum dhe banorët, sipërmarrësit, turistët e asaj zone duhet të presin Ilir Metën!

Kam pritur me durim e do presim edhe pak që IM të lexojë sqarimet që i kemi nisur, para se të flasim me Vlorën!”, shkruan Rama.

Loading...