Një arrestim i pazakontë ka ndodhur nga policia e Tiranës, pasi një person që përndiqte dhe u nxirte organin gjenital femrave të ndryshme, është kapur në rrugën “Ylbere Bylykbashi”, ku tashmë është ngritur akuza e “Përndjehjes” dhe “Kryerjes së veprimeve të turpshme në publik”.
Personi i arrestuar quhet Ilir Alla, dhe se dy ditë më parë gjykata e Tiranës, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.
Rasti i fundit që Ilir Alla, ka përndjekur një femër është ai i shtetases M.M,në Tiranë, ku nga verifikimet e kamerave të sigurisë dhe vetë filmimin që M.M, i ka dorëzuar policisë, është provuar se Ilir Alla, kryen veprime të turpshme në publik.
Nisur nga këto prova, policia ka kryer arrestimin e Ilir Alla dhe dy ditë më parë, gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.