Debati Rama-Meta, ndërhyn Basha: Largimi masiv i shqiptarëve është një nga dështimet e tij më të mëdha

Në mes të debatit mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, është futur edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Ai e bëri Ramën përgjegjës kryesor për largimin e shqiptarëve nga vendit, duke thënë se ky është një nga dështimet kryesore të tij.

“Edhe sot Rama u përpoq të fajësojë të tjerët për dështimet e tij. Largimi masiv i shqiptarëve është një nga dështimet më të mëdha të Ramës. Shqipëria po humb një brez të tërë prej largimeve masive të 8 viteve të fundit.
Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë”, shkruan Basha.

Loading...