‘Largimet e shqiptarëve’/ Rama i përgjigjet Metës: Përdor shifrat e para 6 viteve! Shqiptarët më 25 prill e shqelmojnë ndërmarrjen private LSI

Kryeministri Rama i është përgjigjur deklaratës Presidentit Meta, i cili e konsideroi një rekord të zi largimin e shqiptarëve me aftësi të larta për punë dhe i intelektualëve nga Shqipëria.

Rama i kujton Metës se i është referuar një raporti të bërë për periudhën e para 5-6 viteve më parë dhe thotë se pikërisht kjo është arsyeja pse shqiptarët “më 25 prill duhet ta shqelmojnë jashtë organizmit politik të Shqipërisë ndërmarrjen private të LSI-së”
“Propaganda me largimet e shqiptarëve është një shëmti e madhe, që tregon karakterin e natyrën e vërtetë të opozitarëve tanë! A thua se Iliri, Saliu apo Luli e Monika nuk ishin në pushtet me vite të tëra dhe po këta do t’i kthejnë shqiptarët nga rruga, me kallamin e tyre magjik! Por një raport me të dhënat e 5-6 viteve më parë, i përdorur për politikë kundër qeverisë sot nga Presidenti i Republikës, është fiks argumenti pse shqiptarët më 25 prill duhet ta shqelmojnë jashtë organizmit politik të Shqipërisë ndërmarrjen private të LSI-së! Çfarë degradimi”, shkruan Kryeministri në Twitter.

Loading...