‘Jam me Edi Ramën’, Andi Bushati zbulon vendimet për të cilat mbështet kryeministrin

Analisti Andi Bushati njihet si kritik i kryeministrit Edi Rama, por sot në Open tha se për disa gjëra është dakord me kreun e qeverisë.

I pyetur se a e rrezikon Albin Kurti Kosovën duke pasur parasysh marrëdhëniet që ai ka më ndërkombëtarët, Bushati u shpreh: Mendoj që jo sepse besoj që ne duke mos qenë një shtet me ushtri të madhe e me arsenal të fortë ekonomik, kemi dinjitet si vlerë.
Mendoj që dinjiteti është një gjë e rëndësishme në politikë. Berati dha ca shtete si shembuj që i janë përkulur Amerikës. Unë po bëj të kundërtën dhe po e nis nga Shqipëria. Mendoni ta bënim këtë diskutim kur Robert Gelbard thoshte UÇK është organizatë terroriste dhe të ngrinim këtë frymën që do na shkrijnë se po i dalim kundër Amerikës.

Unë jam kritik i madh i Ramës ju e dini, por jam me Edi Ramën, në pikën kur i del një kaubojs rrugës, dhe nuk ndryshon politikën e Shqipërisë për Palestinën, dhe thotë jo, tradita e shtetit shqiptar është kjo.

Jam gjithashtu me Edi ramën kur i kërkon për hallin e vet më të madh shteti më i fortë i botës të fusi këtu armët kimike, dhe ai nuk pranon dhe nuk paguan as koston për këtë. Pra nuk kemi pse rendim për të qenë servilët e parë të SHBA-së në këtë glob.

Loading...