Greqi/ U hodh për të kapur kryqin në ujë, 24-vjeçari përplas kokën në shkëmb! I riu përfundon në koma

Rituali i përvitshëm i “Ujit të bekuar” nga besimtarët ortodoksë nuk përfundoi mirë në qytetin e Amarynthos në Greqi.

Një 24-vjeçar është plagosur rëndë pasi u hodh në ujë për të kapur kryqin teksa ai goditi kokën në një shkëmb.
Mediat greke kanë publikuar momentin kur i riu është hedhur në ujë dhe vetëm pak më pas është nxjerrë nga disa persona të tjerë.

Nga ekzaminimet paraprake, mësohet se i riu është futur në koma pasi ka humbur funksionin tek gjymtyrët. Ai do të dërgohet në një spital në Athinë për tiu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Loading...