Drejtori i Kabinetit të Presidencës, Edmond Panariti në një konferencë për shtyp i ka bërë thirrje Anila Denajt dhe Edi Ramës që të reflektojnë dhe të përmbushin detyrimet për projektin e rrugës Vlorë-Orikum që Presidenti të japë autorizimin.
Sipas Panaritit, Denaj nxitohet kur përmend precedentët e Metës teksa thekson se Presidenti nuk gabon pasi marrëveshja e parë e huasë me Fondit Saudit të Zhvillimit është zgjidhur me kërkesë të qeverisë me ligj të posaçëm.
Panariti thekson se Denaj kishte 3 muaj kohë të reflektonte pasi Meta e ka vënë në dijeni për shkeljet, por ajo ka vijuar me shkeljet e ligjeve dhe Kushtetutës.
”Minsitrja e Financave u shpreh se për marrëveshjen me Fondit Saudit të Zhvillimit nuk bëhet për detyrim të ri financiar.
Sipas saj për një rialokim parash nga një marrëveshje e mëparshme. Pyetja që shtrohet është, pse kërkoeht të rinënshkruhet një marrëveshje e mëparshme, nëse bëhet fjalë për një rialokim fondesh. Si mund të cilësohet e njëjta marrëveshje, kur marrëveshja ëshë zgjidhur me kërkesë të qeverisë me ligj të posaçëm.
Ministrja e di që marrëveshja e zgjidhur me ligj nuk ka fuqi juridike. Ligji kërkon në mënyrë eksplicite, që të negocioni, sigloni dhe miratoni. Vetëm më pas mund të nënshkruhet marrëveshja e re.
Ministrja pretendon se kjo nuk përbën detyrim. Pyetja është, në cilin nen të Kushtetutës ligji për marrëveshje ndërkombëtare dhe huamarrje e mbështesni këtë qëndrim.
Ndërkohë që kryeministri dhe drejtori i FSHZH thonë që janë negociuar. Nuk na rezulton në shkresat eministres.
Nëse ministrja e Financave nuk kupton ku qëndron antikushtetutshmëria, Presidenti me shkresat që i ka dërguar i ka rikujtuar përmbushjen e detyrimeve kushtetuese e ligjore që në shtator.
Ministrja kishte 3 muaj kohë të reflektonte, por zgjodhi të vijojë me shkeljet. Asnjëherë nuk është vonë.
I bëjmë thirrje minsitres të përmbushë detyrimet, dhe mos krijojë më asnjë vonesë për investimet në Vlorë. Të paraqesë dokumentin tek Presidenti, dhe nëse dokumentacioni është i rregullt brenda ditës do shqyrtojë kërkesën.
I kujtojmë ministres që Presidenti s’mund të bëhet palë në shkelje. Ndreqni të metat e procesit, para se të përmendni precedentët.
Nuk e keni lexuar autorizimin e Presidentit, për lëshimin e plotfuqisë për nënshkrimin e marrëveshjes së huasë mes qeverisë edhe BE për ndihmën makrofinanciare.
Nëse do kishit lexuar, nuk do e përmendnit në prononcim. Presidenti shprehimisht thotë në autorizim, lëshimi i plotfuqisë të lëshohet njëkohësisht me mangësitë e konstatuara. Pra znj.ministre, para nënshkrimit kishit shumë detyra, por as i keni lexuar.
Presidenti në momentin e lëshimit të autorizimit, por edhe kontekstit të ndihmës për situatën e krijuar prej pandemisë, i ka kërkuar kryeministrit që të marrë të gjitha masat për ndreqjen e të metave proceduriale, të marrë masat për personat përgjegjës dhe të shmangë këto.
Ministrja i referohet kinse për ta kapur Presidentin në faj. Përpara se të nxitojë duhet të njoftohet se është nënshkruar një hua mes qeverisë dhe Kuvajtit, dhe Presidenti ka autorizuar lëshimin e plotfuqisë, që e theksoj se ësthë marrëveshje shtesë për marrëveshjen e ratifikuar.
I kujtoj znj.ministre se marrëveshja e huasë së parë do vijojë të jetë e vlefshme, dispozitat e huasë së parë rregullojnë huanë shtesë.
Presidenti nuk gabon, se e lexon drejt dhe saktë ligjin e Kushtetutën. Edhe për shembullin e dytë, Presidenti ka autorizuar një marrëveshje shtesë, që as ësthë zgjidhur as ka ndryshuar termat e negociuar.
Znj.ministre ju kujtojmë se në nenin 16 të Kushtetutës marrëveshjet ndërkombëtare konsiderohen si akte të legjislacionit të brendshëm, për nga hierarkia vijnë pas Kushtetutës.
Presidenti veproi drejt, pasi synohej lidhja e fshatrave të Vlorës me bregdetin. Për të bërë të mundur lidhjen e Tepelenës me zonat e bregut.
I bëjmë thirrje Denajt dhe Ramës të përmbushin detyrimet kushtetuese dhe ligjore pa zvarritur proceset. Të veprojnë sa më parë për të përmbushur kërkesat e ligjit, pa cënuar kredibilitetin. Ju faleminderit.”- tha Panariti.