‘Nisin reshjet, priten përmbytje’, IGJEUM paralajmëron zonat që rrezikohen

Instituti i Gjeoshkencës ka parashikuar përmbytje në disa zona të vendit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE
Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave (6 -11 Janar 2021) priten
reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin.
Nga
llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të
rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna,
Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Përmbytje mund të
shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale
të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar
2021.

Lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin do i arrijnë prurjet
maksimale në fundin e datës 8 dhe 9 Janar 2021. Lumenjtë Seman dhe Vjosa
parashikohen të rrezikshëm por me probleme më të vogla lokale të
përmbytjeve.

Shkalla e rrezikut nga përmbytjet lumore do varet edhe nga
sasia e shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave.
Përmbytje urbane dhe rrëshqitje të dherave mund të ndodhin gjithashtu në
pothuajse të gjitha qarqet.

Ky informacion do të përditësohet nga
IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni
për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Loading...