Gjuetia e Paligjshme mbetet problem në Lagunën e Nartës, ku vijon gjuetia e paligjshme.
Mëngjesin e sotëm peshkatarë të zonës te Nartës kanë konstatuar flamingo të qëlluar me armë zjarri ( gjuetie).
Më herët ky shqetësim është ngritur edhe nga Administrata e Zonave të Mbrojtura nën administrimin e së cilës është zona e mbrojtur Vjosë – Nartë.
Ky shqetësim është ngritur disa here, ku janë shkatërruar dhe vendet ku fshiheshin gjahtarët , por fenomeni vijon duke mos kursyer as flamingot dhe pelikanët. Sakaq, dy muaj më parë policia nisi aksion për të sekuestruar mjete peshkimi dhe gjuetie të paligjshme në zonë.
Pas 21 vitesh falmingot u rikthyen në Nartë në vitin 2018. Por mesa duket nëse gjuetia e paligjshme nuk ndalohet, këto krijesa të mrekullueshme rrezikon që të largohen sërish.