Rama jep lajmin e madh!

Kryeministri Edi Rama ka pranuar kërkesën e studentëve duke ofruar uljen me 50% të tarifës për të gjithë, ndërsa ka shtuar se në vazhdim do të shikohet mundësia që shpenzimet për ekselentët dhe të varfrit të paguhen 100% nga shteti. “Nëse doni tetë pikat, ikni në shtëpi, nuk ka asnjë problem, të gjitha bëhen” tha Rama. Gjatë përballjes Rama është shprehur se është gati që të ofrojë akoma më shumë sesa kanë kërkuar, por kërkoi nga studentët që të bëjnë një pakt. Referuar protestës, Rama akuzoi se PD dhe LSI janë futur të maskuar në protestë duke kërkuar që të përfitojnë.

Kryeministri Edi Rama ka pranuar uljen me 50% të tarifës për studentët që brenda këtij viti. Gjithashtu kryeministri premtoi jo vetëm ulje të tarifës me 50%, por për ata që janë me ndihmë sociale dhe për më të mirët do të shikohet mundësia e bursave dhe shpenzimet ti paguajë shteti 100%. Por për të arritur marrëveshjen, kryeministri kërkoi një pakt me studentët, pasi të teta pikat i cilësoi të arsyeshme, madje ofroi më shumë.

“Çështjen e tarifës mund ta mbyllim para Vitit të Ri, por duhet të ulemi dhe diskutojmë. Gati të bëjmë ulje më të lartë se sa kërkohet, por me shkallë. Në fillim 50% ulje të tarifës për të gjithë. Të nisë starti i barabartë. Ata që shkojnë keq do lëmë një periudhë prove nëse përmirësohen, pasi nuk do të paguajë shteti për ata që janë me pesa, nuk do të paguajmë për ata që marrin katra, ata do ta humbasin të drejtën. Pastaj që nga nota gjashtë dhe lart do të shkojë në mënyrë progresive dhe për më të varfrit dhe më të mirët nga nota 9-10 do të shikojmë mundësinë të japim bursë. Jam i gatshëm që të bëj këto dhe më shumë se kaq. Sigurisht që kërkesat janë të gjitha të arsyeshme, por meritojnë një diskutim pikë për pikë. Përsa i përket rritjes së buxhetit të arsimit, nuk do të arrijë në 5% të GDB derisa nuk kemi mundësinë dhe vullnetin që të rrisim taksat’ tha Rama në Top Show.

Shefi i qeverisë tha se protesta ka katër komponentë, dy janë PD dhe LSI, që janë futur në tubim të maskuar për të përfituar, e treta Lëvizja për Universitetin që sipas tij janë grup marksist larg qasjes me qeverinë dhe e katërta janë pjesa e studentëve që nuk janë pjesë e këtyre organizimeve. “Dy komponentët e parë janë PD dhe LSI, opozita që ka premtuar prej kohësh me revolucion dhe se do ta cojë këtë punë deri në rrëzimin e qeverisë, tjetri është Lëvizja për Universitetin, që nuk kanë asnjë lidhje me qasjen tonë, janë grupim marksistësh që nuk njohin Marksin. Studentët e tjerë i kanë këto probleme, por nuk janë pjesë e një organizimi. Kjo punë duhet ndarë. Opozita maskohet dhe futet në turmë për të imponuar axhendën e vet. Aty ka segmente që duan ta çojnë në dhunë.

E gjitha ishte një lojë që do të rrethojmë Shqipërinë si në ’90. Por historia njëherë është dramë, herën tjetër komedi. Duhet të ulemi me ata që e kanë për universitetin dhe jo për partinë. Protesta u projektua nga të tjerët. Ata që e projektuan janë futur në ilegalitet. Ata nuk thonë se kush janë, por e nxorën tani nga pasditja. Deri dje protestuesit vriteshin, sot nuk ka problem. Ju jeni të dëgjuar dhe respektuar. Kush ua futi këtë mizën që thoni nuk ka negociata?” tha Rama. Ndërkohë që studentët kanë protestuar sot në ditën e tetë përpara Ministrisë së Arsimit nga ora 10:00 e paradites, ndërsa në mbrëmje janë ndarë në tre grupe, njëri prej të cilëve po e kalon natën para Kryeministrisë

Loading...