Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson e ka cilësuar të turpshme protestën e zhvilluar sot në SHBA nga mbështetësit e Trump.
Ai shprehet se është e rëndësishme një kalim i qetë i pushtetit, pra nga Trump tek Biden i cili është fituesi i zgjedhjeve të nëntorit.
“Skena të turpshme, duhet transferim të qetë pushteti
Skena të turpshme në Kongresin e Sh.B.A. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë për demokracinë në të gjithë botën dhe tani është thelbësore që të ketë një transferim të qetë dhe të rregullt të pushtetit.”-shprehet në reagim Boris Johnson.
Loading...