Imazhe tronditësë tregojnë sot gjurmët e shkatërrimit brenda Kapitolit në SHBA pasi qindra mbështëtës të Dondald Trump rrëmbyen Kongresin për të kërkuar përmbysjen e zgjedhjes së Joe Biden si president.
Plehra të hedhura, dritare të thyera, statuja të heronjve të vandalizuar, dosjet të shpërndara nëpër dyshemetë e zyrave, telefonat e shqyera nga muret janë disa nga dëmet e bëra në Kongresin amerikan.
Trump pranoi më në fund fatin e tij këtë mëngjes pasi nënpresidenti Mike Pence i dha fund fushatës së tij të dëshpëruar për të përmbysyr zgjedhjet duke certifikuar fitoren e Joe Biden para Kongresit në orët e para të së enjtes.
Një protestues mbështetës i Trump u fotografua duke u mbështetur në karrigen e Pelosit madje me këmbët lart në tryezë ndërsa qindra senatorë kishin frikë për jetën e tyre.
Shkalla e dëmit mbetet e paqartë, si dhe njohuritë për atë që mund të jetë plaçkitur nga ndërtesa e cila është e mbushur me objekte të paçmuara dhe dokumente të ndjeshme.