Në fillim të 2021-it Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Lajmin emocionues e dha vetë aktorja e humorit, duke publikuar në rrjete sociale disa foto të shkëputura nga ceremonia e zhvilluar në Bashkinë e Tiranës.
Mbrëmjen e djeshme, ajo vendosi të realizonte një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku mori edhe pyetje të ndryshme, sidomos nga jeta private. Një nga ndjekëset e ka pyetur: “Sa herë në javë bën seks?”
Ndërkohë, moderatorja i është përgjigjur pa komplekse: “Mendova se ishe burrë që bëje këtë pyetje. Qenke një zonjë. Meqë pyetja është e sinqertë, do përgjigjem sinqerisht. Unë nuk bëj seks, bëj dashuri zemër”.
Loading...